75 Mall Live Search
19:25 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / OSH

Ambasada franceze iu bën thirrje deputetëve të qëndrojnë në sallë për zgjedhjen e presidentit

Ambasada e Francës në Kosovë ka bërë thirrje që deputetët të qëndrojnë në sallën e Kuvendit derisa votohet për presidenten.

Në një postim në Facebook thuhet se Kosovës i duhen institucione të qëndrueshme për reformat e nevojshme.


“Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe të qëndrueshme në mënyrë që reformat për të cilat vendi ka nevojë të zbatohen shpejt”, thuhet në mesazhin e publikuar në llogarinë e Ambasadës në Facebook.

“Prandaj, është e një rëndësie të madhe që deputetët të marrin pjesë sonte në zgjedhjen e Presidentit”.