Ambasada franceze: Mbështesim viktimat e dhunës seksuale, drejtësia të veprojë
Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar lidhur me abuzimin e të miturës nga Drenasi, e cila dyshohet se është abuzuar nga profesori, e më pas edhe nga hetuesi policor.
Përmes faqes së tyre në Facebook, Ambasada franceze ka thënë se Franca i mbështet viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, duke inkurajuar drejtësinë që të veprojë sa më shpejt.
“Franca i mbështet të gjitha viktimat e dhunës seksuale në Kosovë. Faktet e raportuara nuk mund të tolerohen. Drejtësia duhet të veprojë sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruhet në postimin e Ambasadës së Francës, të cilin e kanë shoqëruar me një foto nga protesta e djeshme para Stacionit të Policisë në Prishtinë.
