19:29 / E Martë, 15 Janar 2019 / indeksADMonline

Ambasada Gjermane: Filmi “Në Mes” hap i madh për regjisorët kosovarë, po i mbajmë duart shtrënguar për ju

Filmi i zhanrit të shkurt me titull “Në Mes”, do të marrë pjesë në festivalin e filmit “Berlinale” këtë vit.

Me këtë rast Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, ka uruar regjisorin e këtij filmi Samir Karahoda.

Në urimin e ambasadës shkruan:

“Urime për Samir Karahoda i cili do të shfaqë filmin e tij të metrazhit të shkurtër “Në Mes” në Berlinale të këtij viti. Ky është një hap i madh përpara për regjisorët kosovarë. Ne po i mbajmë shtrënguar duart, duke i’u dëshiruar fat!

24 filma nga 17 vende pritet të shfaqën në 2019-të, ku filmat e metrazhit të shkurtër pritet të garojnë për disa çmime gjatë edicionin e 69-të të “Berlinale”, si “ Ariu i artë dhe i Bronztë”, “ Audi film të shkurtër” dhe nominimi për “Filmin më të mirë evropian të metrazhit të shkurt”, njofton Ambasada Gjermane.