75 Mall Live Search
17:44 / E Mërkurë, 25 Qershor 2025 / Z S

Ambasada gjermane mbështet protestën te Kuvendi: Vendi së pari, politika partiake e dyta

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka përkrahur protestën e Shoqërisë Civile të mbajtur sot para Kuvendi i Kosovës lidhur me moskonstituimin e këtij institucioni

Nga Ambasada thanë institucionet funksionale janë gurthemeli i demokracisë dhe Kosova ka nevojë për një Kuvend funksional dhe qeveri që ofron rezultate.

Në postimin në rrjetin social, Facebook, citohet ambasadori Jorn Rohde, i cili ka deklaruar “vendi së pari, politika partiake e dyta”.

“Është përgjegjësi kolektive e të gjithë deputetëve të zgjedhur dhe partive të tregojnë lidership, të angazhohen në dialog kuptimplotë dhe kompromis në frymën e Kushtetutës. Mandatet demokratike vijnë me llogaridhënie. Le të ecim përpara – për stabilitet, për progres dhe për popullin”, shkruhet në njoftimin e Ambasadës./Indeksonline/