75 Mall Live Search
14:59 / E Enjte, 03 Korrik 2025 / LB

Ambasada gjermane: Situata politike dhe bllokada në Parlament po i pengojnë propozimet e rëndësishme legjislative

Ambasada gjermane ka thënë se situata politike në vend, përfshirë bllokadën në Parlament, po pengon avancimin e propozimeve legjislative që janë thelbësore për përparim.

Këtë deklaratë, ambasada e bëri për çështjen e mbajtjes së armëve pasi Ministria e Punëve të Brendshme ka lansuar sot fushatën ndërgjegjësuese kundër të shtënave festive.

“Kosova ka bërë përparim të konsiderueshëm në adresimin e çështjes së armëve të vogla dhe të lehta. Ne shprehim vlerësimin tonë të sinqertë për Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe punën e tyre të vazhdueshme në këtë fushë. Megjithatë, situata aktuale politike, përfshirë bllokadën parlamentare, po pengon avancimin e propozimeve të rëndësishme legjislative që janë thelbësore për përparim të mëtejshëm”.

Ambasada gjermane tha se fushata e ndërgjegjësimit e nisur rishtazi është një iniciativë e vlefshme që synon të promovojë të kuptuarit e rreziqeve të përdorimit të pamatur të armëve të zjarrit brenda komunitetit.

“Së bashku, ne mund të kontribuojmë një Kosovë më të sigurt dhe më të mbrojtur”