12:45 / E Shtunë, 18 Nëntor 2023 / A. M.

Ambasada gjermane u uron kosovarëve shëtitje të mira në Gjermani nga 1 janari

Kur kanë mbetur edhe rreth gjashtë javë që qytetarët e Kosovës të mund të lëvizin në shtetet evropiane pa viza, Ambasada Gjermane në Prishtinë ju ka uruar kosovarëve udhëtime të këndshme në Gjermani.

“Kur jeni në Berlin, mos harroni të vizitoni Ishullin Muze”, thuhet në një postim të bërë në platformën X nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Parlamenti Evropian ka miratuar liberalizimin e vizave për kosovarët, duke u dhënë të drejtën të lëvizin të lirë në zonën Schengen nga 1 janari i vitit 2024.

berlin liberalizimi