75 Mall Live Search
10:24 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / MSH

Ambasada italiane: Me krenari jemi forca më e madhe kombëtare e KFOR-it

Ambasada italiane në Kosovë ka kujtuar hyrjen e NATO-s në Kosovë 26 vjet më parë, më 12 qershor të 1999-s.

Duke shpërndarë disa fotografi të mikpritjes që iu bë trupave italiane të KFOR-it, Ambasada italiane thotë se që nga pavarësia e Kosovës në vitin 2008, Italia me krenari ka mbetur forca më e madhe kombëtare e KFOR-it.

“Më 12 qershor 1999, NATO hyri në Kosovë. Dy ditë më vonë, trupat italiane u vendosën në Gjakovë dhe Pejë për të mbrojtur popullsinë. Që nga pavarësia e Kosovës në vitin 2008, Italia me krenari ka mbetur forca më e madhe kombëtare e KFOR-it, e përkushtuar për të ruajtur paqen dhe sigurinë” shkruan Ambasada italiane./IndeksOnline/