Ambasada italiane mirëpret zgjedhjen e Bashës në krye të kuvendit

Dimal Basha u zgjodh dje kryetar i Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Basha i LVV-së u zgjodh me shumicë votash, pasi emri i tij u propozua dy herë, shkruan IndeksOnline.
Zgjedhjes së tij në këtë pozitë i është gëzuar Ambasada e Italisë në Kosovë, që ka porositur vijimin tutje në formimin e institucioneve, pas bllokadës disamujore.
“Ne mirëpresim zgjedhjen e Dimal Bashës si kryetar i ri i Kuvendit të Kosovës dhe presim me padurim konstituimin e plotë të institucioneve dhe formimin e shpejtë të qeverisë”, thuhet në reagimin e Ambasadës italiane.
Kujtojmë se edhe Ambasada gjermane dhe ajo britanike e përshëndetën dje emërimin e Bashës për kryekuvendar./IndeksOnline/