75 Mall Live Search
14:11 / E Martë, 31 Janar 2023 / LB

Ambasada italiane në Prishtinë: Me themelimin e Asociacionit, Kosova do të bëjë hap të rëndësishëm për të ardhmen

Ambasada e Italisë në Kosovë ka dalë në mbështetje të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një reagim në Facebook, ambasada italiane vlerëson se përkushtimi i Kosovës për të themeluar Asociacionin nuk minon kushtetutën ose kërcënon sovranitetin e tij.

“Në të kundërtën, me themelimin e Asociacionit, Kosova do të bëjë hap të rëndësishëm për të ardhmen e saj si shtet multietnik, i integruar në strukturat euro-atlantike”, thuhet ndër të tjera në reagimin e ambasadës italiane.