Ambasada në Emiratet e Bashkuara me njoftim të ri për qytetarët që duan të kthehen në Kosovë

Të shumtë janë kosovarët të cilët gjendeshin jashtë vendit në kohë pandemie dhe që u arrit të ktheheshin në vendin e tyre.
Ambasada e Emirateve të Bashkuara së fundi ka lëshuar në njoftim ku thuhet se afati I fundit për të blerë biletat e udhëtimit Dubai-Tiranë, është deri nesër në ora 10:00.
Kjo pasi që Ambasada e Kosovës duhet t’i dërgojë listat e udhëtarëve tek autoritetet e Emirateve të Bashkuara, transmeton Indeksonline.
Në njoftimin e fundit thuhet se nëse nuk jeni në këtë listë, autoritetet e EBA-së nuk ua lejojnë udhëtimin.
Më poshtë keni njoftimin e plotë:
NJOFTIM I FUNDIT
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Ju njoftojmë që afati i fundit per te blerë biletat e udhetimit (Dubai-Tiranë) është deri neser, (e diel , 17/05/2020 ora 10:00) Kjo pasi që Ambasada e Kosovês duhet t’i dergojë listat e udhëtarëve tek autoritetet e EBA-se. Nëse nuk jeni në këtë listë autoritetet e EBA’s nuk u lejojnë udhëtimin
Mbi detajet e fluturimit ju lutem të vizitoni faqen zyrtare FlyDubai.com dhe ne momentin që do të bleni biletën, duhet të dërgoni email Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi, pasaporten si dhe kopjen e biletës, me qëllim ndarjen e listës së udhëtarëve me Autoritetet në Shqipëri dhe Ambasadën tonë në Tiranë e cila do të organizoj transportin pastaj për në Kosovë.
Adresa e emailit është: embassy.uae@rks-gov.net