75 Mall Live Search
15:02 / E Hënë, 04 Mars 2019 / indeksADMonline

Ambasada sllovene vërshohet prej kërkesave për tu pajisur me viza

Mungesa e liberalizimit të vizave bënë që ambasadat e huaja në Kosovë të vërshohen prej kërkesave të kosovarëve për tu pajisur me vizë Shengen.

Përveç ambasadës së Gjermanisë dhe asaj të Zvicrës ku kërkesat janë çdo herë të mëdha për të marrë vizë, numër i madh është parë edhe në ambasadën sllovene.

Indeksonline ka siguruar fotografi të qytetarëve kosovarë para ambasadës së Sllovenisë në Prishtinë ku siç shihet në foto, numri i atyre ishte i madh.

Arsyet e parashtrimit të kërkesave për marrje të vizës janë të ndryshme, prej turistikeve deri të ato të punës./Indeksonline/