Ambasada zvicerane: Buzëqeshja e Florijanës mbetet gjithmonë
Florijana Ismaili u gjet e vdekur në shtratin e një liqeni në Itali derisa ishte shpallur e humbur që nga e shtuna.
Vdekja e saj ka tronditur të gjithë botën e futbollit dhe më gjerë, shkruan Indeksonline.
Ambasada zvicerane në Kosovë ka shprehur ngushëllime për humbjen e futbollistes shqiptare.
“Florijana Ismaili – Buzëqeshja rrezatuese është ajo që mbetet”, ka shkruar Ambasada. /IndeksOnline/