15:41 / E Premte, 27 Nëntor 2020 / OSH

Ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Gjermani konkretizojnë planin e bashkëpunimit për vitin 2021

Ambasada e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës do të thellojnë bashkëpunimin e aktiviteteve të përbashkëta për vitin që vjen. Ambasadorët Artur Kuko dhe Beqë Cufaj me rastin e Festës së Pavarësisë së Shqipërisë sot kanë nënshkruar Planin e Veprimit të Përbashkët të të dy Ambasadave të aktiviteteve kulturore e ekonomike me diasporën në vitin që vjen. Posa të lejojnë rrethanat pandemike, Ambasada e Shqipërisë dhe Kosovës në bashkëpunim me Konusllatat e Kosovës dhe Shqipërisë në Gjermani do të organizojnë një varg aktivitetetesh në Ambasadat në Berlin por edhe në qytete ku Konsullatat dhe komuniteti shqiptar nga Kosova dhe Shqipëria janë të pranishëm. Viti kalendarik parasheh që çdo muaj të ketë së paku nga një aktivitet të përbashkët të përfaqësive diplomatike të Shqipërisë dhe Kosovës në Gjermani.

Duke filluar nga takimet me bashkëkombas, ekspozita, java e filmit dhe deri tek diskutimet me personalitete nga jeta publike nga Shqipëria, Kosova dhe Gjermania e që ndërlidhen me marrëdhëniet mes dy kombeve janë paraparë që nga pranvera e vitit që vjen të dy Ambasadat me aktivitetet e tyre të tregojnë prezencën e komunitetit shqiptar në Gjermani por edhe të afirmojnë vlerat e kulturës, ekonomisë, sportit dhe diplomacisë së shqiptarëve në Ballkan por edhe Gjermani.