75 Mall Live Search
14:36 / E Diele, 24 Mars 2019 / indeksADMonline

Ambasadat perëndimore me deklaratë të përbashkët për 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s

Sot po shënohet 20 vjetori i bombardimeve të NATO-së ndaj forca ushtarake dhe policore serbe.

Gjatë ditës së sotme, të gjitha ambasadat perëndimore në Beograd kanë dal me një deklaratë të përbashkët, shkruan FoNet, transmeton Indeksonline.

Ambasada e Kanadasë, Francës, Italisë, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe të ShBA-ve kanë bërë një deklaratë të përbashkët duke iu drejtuar popullit serb.

Ata kanë thënë se e kujtojnë 24 marsin si ditë që ka dështuar diplomacia dhe se iu vije keq për viktimat civile të vitit 1999.

“Na vjen keq për viktimat civile gjatë vitit 1999. Marrim pjesë me dhimbje te  të gjitha ata që në vitet e 90-ta kanë humbur më të dashurit e tyre.”, thuhej në deklaratë.

Në deklaratë po ashtu thuhej që janë të vendosur që të ndihmojnë që të krijojnë paqe në rajon./Indeksonline/