75 Mall Live Search
16:40 / E Mërkurë, 03 Korrik 2019 / indeksADMonline

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi përfundon mandatin e tij 7 vjeçar

Ambasadori i Republikës së Kosovës në Turqi, Avni Spahiu i ka dhënë fund detyrës së tij sot nga ky post.

Ai përmes një statusi në llogarinë e tij në “ Twitter” ka njoftuar se do ta përfundoj mandatin e tij 7 vjeçar si Ambasador i Republikës së Kosovës në Turqi.

Ja postimi i tij në Twitter:

“Në një festë lamtumire e organizuar nga ambasadori Babur Girgin dhe kreu i Ministrisë së Jashtme të Turqisë për Evropën Lindore dhe ambasadorëve të tjerë, në fund të mandatit tim shtatë vjeçar në Ankara”, ka shkruar ai.

Ndryshe, ai këtë post e kishte mbajtur për një periudhë kohore 7 vjeçare, duke përfaqësuar diplomacinë shqiptare në Ankara./Indeksonline/