75 Mall Live Search
12:17 / E Martë, 15 Dhjetor 2020 / OSH

Ambasadorët e SHBA-ve Kosnett dhe Tan mbështesin Prokurorinë Vendore të Krimeve të Luftës duke u takuar me Prokurorinë Speciale të Kosovës

Më 14 dhjetor, ambasadori i përgjithshëm për Zyrën e Drejtësisë Penale Globale, Morse H. Tan dhe ambasadori Kosnett u takuan me Kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi dhe prokurorët nga Departamenti i krimeve të luftës në Zyrën e Prokurorisë Speciale të Kosovës (PSRK), përfshirë edhe shefin Blerim Isufaj. Të dy ambasadorët ritheksuan zotimin e Shteteve të Bashkuara për të sjellë të gjithë kriminelët e luftës para drejtësisë, pavarësisht kombësisë së tyre. Ambasadori Kosnett tha se “përgjigjja ndaj padrejtësisë është më shumë drejtësi”. Ndërsa ambasadori Tan foli lidhur me sfidat shqetësuese me të cilat përballet PSRK-ja në përmbushjen e këtyre çështjeve të rëndësishme.

Gjatë takimit, prokuroria kishte mundësinë t’u drejtohej ambasadorëve dhe t’i njoftonte me disa nga sfidat me të cilat përballen; Kryeprokurori i Shtetit Lumezi i informoi ambasadorët se për derisa zyra e tij kishte ndërmarrë hapa thelbësorë, PSRK-ja trashëgoi më shumë se 900 raste të papërfunduara nga EULEX-i dhe u deshën më shumë resurse për të lëvizur para. Shefi Isufaj informoi grupin se mungesa e koordinimit me Serbinë dhe paaftësia për t’iu bashkuar INTERPOL-it dhe grupeve të tjera ndërkombëtare, paraqitën pengesë në punën e tyre. Në fund, zëvendësshefi Valdet Gashi foli për 19 aktakuzat që zyra e tij kishte ngritur që nga viti 2018, dhe një rast i cili arriti deri në gjykimin përfundimtar.

Zyra e Drejtësisë Penale Globale dhe Ambasada amerikane u zotuan për mbështetje shtesë për Departamentin e krimeve të luftës.