75 Mall Live Search
14:27 / E Martë, 12 Mars 2024 / L K

Ambasadorët e shteteve të QUINT-it shkojnë në Presidencë

Ambasadorët e shteteve të Quint-it i kanë shkuar sot në Presidencë.

Veturat e diplomatëve ndërkombëtarë janë parë të parkuara afer presidencës, ndërsa ende nuk është paralajmëruar ndonjë konferencë për media.

Ndërkohë është paralajmëruar gjatë javës, vizita e Emisarit të ShBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.

Escobar do ta vizitojë Prishtinën këtë javë për të biseduar me liderët e Qeverisë së Kosovës për dialogun mes saj dhe Serbisë, si dhe për dinarin e ndalur serb në Kosovë, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit të dielën./IndeksOnline/