Ambasadorët kosovarë në gjuhët e botës, rikujtojnë partneritetin ndërkombëtarë
Më rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ambasadorët kosovarë që janë në kontinente e shtete të ndryshme të botës, përmes një video të përbashkët, me nga një fjali të shkurtër, por mjaftë me kuptim tregojnë dhe falënderojnë partneritetin me vendet të cilat ndihmuan dhe njohën Kosovën shtet.
Madje ata në gjuhën e shteteve ku edhe përfaqësojnë Kosovën, tregojnë partneritetin strategjik ndërkombëtarë të Kosovës, duke nisur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Belgjikën, Gjermaninë, Anglinë, Francën dhe Italinë.
Kjo video është realizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës./Indeksonline/