Ambasadorët zbarkojnë në Suharekë, në vizitë kryetarit

Ambasadorë të vendeve të ndryshme sot kanë nderuar me vizitë kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.
Kryetari Muharremaj beson se vizita e tyre nënkupton edhe bashkëpunimin në të ardhmen në disa drejtime, raporton Indeksonline.
“Sot nderohemi me vizitën e shumë ambasadorëve të cilët po qëndrojnë në Komunën e Suharekës.
Vizita e tyre besojmë se nënkupton edhe bashkëpunimin në të ardhmen në disa drejtime.
Ne do të vizitojmë edhe fermerë të ndryshëm gjatë ditës në shënim të “Ditës së Fermerit“, njoftoi Muharremaj./Indeksonline/