16:39 / E Enjte, 16 Janar 2020 / indeksADMonline

Ambasadori Abbott largohet pa folur nga selia e VV-së

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nikolas Abbott, ka vizituar selinë qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë.

Takimi i ambasadorit Abott me krerët e këtij subjekti politik ka përfunduar dhe se ai është larguar nga ky aty pa dhënë ndonjë prononcim për media.

Kujtojmë se mosarritja e koalicionit midis VV-së dhe LDK-së si dy parti fituese nga zgjedhjet e 6 tetorit mbetet tema kryesore në Kosovë.

Foto, Klan Kosova