Ambasadori Abott dhe gjenerali Dreshaj vizitojnë ekipin BMATT që po trajnohen në Gjakovë

Ambasadori Abott, së bashku me Shefin e Shtabit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, BG Jeton Dreshaj dhe Mbrojtje të Britanisë së Madhe, Lt Col John Hunter, kanë vizituar ditën e sotme ekipin trajnues të BMATT të cilët janë duke mbajtur Kursin e Komandës për Junior dhe Udhëheqës në FSK në Gjakovë.
Kurs ky që ofron ofron zhvillim të udhëheqjes ushtarake për 27 studentë, në mënyrë që të përgatiten për planifikimin dhe kryerjen e trajnimit operacional brenda njësive të tyre.
‘’Pata rastin të bisedoj si me studentët ashtu edhe me stafin e kursit, të cilët theksuan qëndrimin pozitiv që studentët e FSK-së sollën në kurs. I uroj çdo sukses për pjesën e mbetur të kursit’’, tha Abott përmes një statusi në Facebook./IndeksOnline/