18:30 / E Mërkurë, 31 Maj 2023 / shkelqim osmanaj

Ambasadori Ajeti e njofton për situatën në veri Kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman

Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman, Michael Rotha, ka reaguar në lidhje me disa postime ku serbët sulmojnë KFOR-in në veri të Kosovës.

Ai ka postuar në Twitter,  foton e personit duke ushtruar dhunë ku ka thënë se ‘’Unë mendoj se është një false! Nëse jo, është thjesht e egër!’’.

Menjëhere pas kësaj, Amabasadori i Kosovës në Gjermanisë, Faruk Ajeti, i ka bërë ReTweet, ku i ka treguar Kryetarit të Komisionit të Punëve të Jashtme të Bundestagut Gjerman, se ajo fotografi nuk është false por e vërtetë, dhe se ai person është Dragani polic serb i qytetit të Rudares në Serbi.

‘’ I dashur Michael@MiRo_SPD, nuk është false. Në të vërtetë, është një fakt i konfirmuar. Dragani është një polic serb nga qyteti i Rudares në Serbi. Nje pikture vlen sa nje mije fjal’’ ka shkruar ambasadori Ajeti.