75 Mall Live Search
17:36 / E Premte, 10 Qershor 2022 / MSH

Ambasadori Ajeti e vlerëson vizitë historike ardhjen e Scholz në Kosovë

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka vlerësuar lartë vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Ai e quajti vizitën si historike, sidomos në këto ditë që shënojnë edhe përvjetorin e çlirimit të Kosovës, 23 vite më parë.

“Një vizitë historike e Kancelarit Olaf Scholz në këtë ditë historike për Kosovën, e cila përkon me 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Për më tepër, kjo është vizita e parë e një Kancelari gjerman në Prishtinë që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës. Vetëm brenda pak muajve, Republika jonë është destinacioni i parë i vizitave shtetërore gjermane në Ballkanin Perëndimor, pas vizitës së Ministres Annalena Baerbock dhe Christine Lambrecht. Kjo nuk është vetëm simbolikë” ka shkruar Ajeti në facebook.

Scholz u prit sot me ceremoni shtetërore, duke hapur zyrtarisht turin e tij të vizitave në Ballkanin Perëndimor.

Ai u takua edhe me kryeministrin Albin Kurti, me të cilin biseduan për thëllim të bashkëpunimit mes dy shteteve./Indeksonline/