75 Mall Live Search
14:20 / E Premte, 29 Prill 2022 / B O

Ambasadori Ajeti pozon me 53 afaristë të shquar gjerman, njëri nga ta është nipi i themeluesit të Gjermanisë Federale

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti ka publikuar një foto nga sheshi i Prishtinës bashkë me 53 afaristë të shquar gjerman të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovë.

Takimin e parë afaristët dhe ambasadori Ajeti e kanë realizuar me kryeparlamentarin Konjufca.

“Diplomacia ekonomike mbetët padyshim njëri nga prioritetet e politikës sonë të jashtme. Një delegacion ekonomik nga Gjermania 🇩🇪 në përbërje prej 53 afaristëve të fushave të ndryshme do të qëndrojnë për një vizitë tre ditore në Kosovë” shkruan Ajeti në njoftim.

Njëri nga afaristët e pranishëm në Kosovë është edhe nipi i Konrad Adenauer, ish-kancelarit që njihet si themelues i Republikës Federale Gjermane./Indeksonline/