75 Mall Live Search
20:32 / E Enjte, 13 Janar 2022 / OSH

Ambasadori Ajeti pret në takim politikanen e njohur gjermane, mikja e Kosovës që ua kishte hapur dyert e bashkëpunimit Rugovës e Bukoshit

Ambasadori i ri i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, sot ka takuar një mike të vjetër të Kosovës, Marieluise Beck, shkruan indeksOnline.

Ajo ka mbështetur fuqishëm Kosovën në vitet e ’90-ta.

Angazhimi i saj si deputete në Bundestagun gjerman ka hapur dyert e liderëve politikë të Kosoës ku sot paraqet një trashëgëmi miqësore të pa rezervë.

Kujtojmë se, Marieluise Beck ka qenë ndër deputet e para që ka pritur në Berlin ish presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugovën dhe kryetarin e athershëm të partisë së LDK-së, Bujar Bukoshin./IndeksOnline/