Ambasadori Ajeti takon raportuesin e Bundestagut për Ballkanin Përëndimor

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, është takuar me Adis Ahmetovic, anëtar i Bundestagut nga SPD, shkruan IndeksOnline.
Ajeti tha se në takim diskutuan mbi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe të Gjermanisë e sidomos në fushën parlamentare.
“Pata kënaqësinë e veçantë të prisja në ambientin e ambasadës tonë në Berlin, z. Adis Ahmetovic, anëtar i Bundestagut nga SPD, i cili para pak ditësh mori funksionin edhe të raportuesit të Bundestag-ut për Ballkanin Perëndimor. Gjatë takimit diskutuam mbi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe të Gjermanisë e sidomos në fushën parlamentare”, tha ai./IndeksOnline/