10:55 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Ambasadori amerikan: Askush nuk është mbi ligjin në Kosovë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, tha se kushtetuta dhe ligjet promovojnë të drejtat e barabarta.

Ai tha se Kosova po hyn në dekadë e dytë pavarësisë dhe ka shumë punë për të bërë. 

“Duke përqafuar drejtësinë me të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës, vendi siguron të ardhmen, ku askush nuk është mbi ligjin dhe askujt nuk iu mohohet e drejta”,  tha Ambasadori Kosnnet sot në diskutimin në “Forumin FOL Hapur”, e organizuar nga Lëvizja FOL.

Sipas tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përkrahin Kosovën.

“Çdo qytetarë si individ luan rol të promovimin dhe sundimin e ligjit, vendosja e demokracisë ishte rritje e hatashme”, tha ai.