75 Mall Live Search
18:01 / E Martë, 05 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Ambasadori amerikan drekon me Shqipërim Arifin

Ambasadori Amerikan në Beograd Kyle Scoott, ka vizituar Preshevën, komunë e cila është në zgjedhje të jashtëzakonshme lokale.

Ai zgjodhi të kishte më intimiet me kreun e Alternativës për Ndryshim, Shqipërim Arifin, duke drekuar për më shumë se 1 orë e gjysëm. Kryetaren e PVD, Ardita Sinanin, ai e takoi në zyrë ndërsa nuk dihet nësë do të takojë ndonjë nga krerët e PDSH, parti e cila sërish kandidon me Ragmi Mustafën, i cili qeverisi komunën e Preshëvës për 3 mandate. Preshevë, 5 dhjetorë – Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scoot, kreu sot gjatë ditës një vizitë në qytetin e Preshevës, komunë e cila ndodhet në fillim të fushatës elektorale për zgjedhje të jashtëzakonshme komunale, zgjedhje që erdhën si pasojë e moskonstituimit të kuvendit komunal të Preshëvës.

Vizita e tij gnë kohën e fushatës elektorale, ishte e paralajmëruar më herët, por qëndrimi i tij në takimet që pati gjatë ditës, la vend për interpretime për informacionet dhe sondazhet që kanë amerikanët për fituesin e zgjedhjeve që do të mbahen me 24 dhjetorë. Kështu, për kreun e Alternativës për Ndryshim, Shqipërim Arifin dhe zyrtarët e lartë të kësaj partie, ambasadori amerikan caktoi intimet më të madh pasi vendosi të drekojë në kompleksin Enylux Residence, pjesë e të cilit është edhe resotoranti luksoz lokal i me VIP Room.

Dreka mes tyre zgjati më shumë se 1 orë e gjysëm. “Drekë pune me Ambasadorin e SHBA-së z.Kyle Scott sot në Preshevë duke e njoftuar me aktualitetin politik në Preshevë. Më vonë, sot, do të bëjmë përurimin e rezervuarit të ujit tek Kroni i Keq”, ka shkruar Arifi në faqen e tij në ” Facebook”.

Arifi ka thënë se miqt e tanë të çmueshem, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojn edhe me tej ti mbështesin interesat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës! Ndërsa kryetarja e PVD-së, Ardita Sinani, e cila gjithashtu takoi ambasadorin amerikan Scoot,,, u shpreh se gjatë takimit është biseduar për problemet siç janë njohja e diplomave të Universitetit të Prishtinës, universiteteve shqiptare në Shqipëri dhe Maqedoni, problemin e teksteve mësimore dhe problem të tjera nga përditshmëria.