Ambasadori amerikan duartroket punën e ministrit Vitia dhe punonjësve shëndetësor

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ka lavdëruar institucionet e vendit, konkretisht qeverinë “Kurti” për punën ne deritanishme rreth pandemisë së koronavirusit.
“Unë i bashkohem duartrokitjeve për profesionistët mjekësorë të Kosovës, që nga Ministri i Shëndetësisë, deri tek punonjësit e shëndetit në vijat e frontit, duke u ngritur në sfidën për t’u kujdesur për ata në nevojë dhe për ta mbajtur vendin të informuar”, ka shkruar ai në Twitter. /Indeksonline/
