75 Mall Live Search
14:54 / E Premte, 29 Prill 2022 / k.v

Ambasadori amerikan e fton Skender Hysenin në drekë, ja për çfarë biseduan

Ish kreu i diplomacisë kosovare, Skender Hyseni ka qenë i ftuar për drekë në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, transmeton IndeksOnline.

Hyseni ka njoftuar se me ambasadorin kanë bërë një bisedë shumë të hapur dhe përmbjatësore për aktualitetin në rajon, me theks të veçantë për zhvillimet në Kosovë dhe domosdonë e dilaogut të përshpejtuar me Serbinë.

“Çdo zvarritje e dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë, si dhe ruajtja e status-quosë është në interes të Rusisë, ishte pika për të cilën kishim pajtim të plotë me ambasadorin Hovenier”, ka thënë Hyseni.

Statusi i tij i plotë:

Sot isha i ftuar për një drekë, në rezidencën e tij, nga ambasadori amerikan në Kosovë Jeff Hovenier. Bëmë një bisedë shumë të hapur dhe përmbjatësore për aktualitetin në rajon, me theks të veçantë për zhvillimet në Kosovë dhe domosdonë e dilaogut të përshpejtuar me Serbinë. Theksova se Status-quoja në raportet me Serbinë është armiku më i madh i Kosovës sot dhe nesër! Me ambasadorin Hovenier kishim pajtim të plotë se status-quoja është kundër interesave afatgjata të Kosovës dhe SHBA-ve.
Dialogu me Serbinë dhe normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërshtetërore me njohje të ndërsjellë është prioritet mbi të gjitha prioritet dhe urgjencë për Kosovën. Çdo zvarritje e dialogut dhe marrëveshjes me Serbinë, si dhe ruajtja e status-quosë është në interes të Rusisë, ishte pika për të cilën kishim pajtim të plotë me ambasadorin Hovenier.
S.H.