11:48 / E Mërkurë, 29 Dhjetor 2021 / B O

Ambasadori amerikan: I bëj thirrje Albin Kurtit, t’i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit

Ambasadori amerikan në Beograd, Anthony Godfrey ka qenë i ftuar në TV Prva. Nga atje, Godfrey ka kërkuar nga kryeministri Kurti që t’i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit.

“I bëjmë thirrje Kurtit që t’i përmbahet Marrëveshjes së Brukselit. Përfaqësuesi Special Miroslav Lajçak ka bërë presion për përfshirjen e KPK-së dhe pres që të diskutohet. Kjo është pengesa më e madhe për krijimin e një stabiliteti më të madh në rajon. Unë pres që Serbia ta bëjë, ashtu siç duhet ta bëjë edhe Kosova. Beogradi dhe Prishtina duhet të krijojnë vetë një zgjidhje, nuk mund të vijë nga Rusia, SHBA apo BE. Për shembull, konflikti i targave u zgjidh përmes Brukselit”, tha Godfrey./Indeksonline/