22:01 / E Enjte, 19 Tetor 2017 / indeksADMonline

Ambasadori amerikan inkurajon qytetarët që të votojnë

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie ka dalë në mbështetje të mesazhit të Institutit Demokratik të Kosovës për zgjedhjet lokale të ditës së diele.

”Me votë, të gjithë mund të dëgjojnë zërin e tyre për një Kosovë më të mirë.”, ka shkruar Delawie në rrjetet sociale, ku i ka bashkëngjitur edhe një fotografi ku shihet duke mbajtur një fletë me hashtagun #MeVote.

Delawie, gjithashtu ka bërë të ditur se tridhjetë e gjashtë ekipe të Ambasadës së SHBA-së, në Prishtinë do të dalin në vëzhgim gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave.