75 Mall Live Search
20:16 / E Mërkurë, 06 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Ambasadori amerikan Kosnett: Kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj si dhe liderët e tjerë të vendit kanë marrë një vërejte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ambasadori amerikan, Philip Kosnett përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Twitter’ ka deklaruar se kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës.

Sipas Kosnett, udhëheqësit duhet të ndalojnë mbështetjen e individëve të tillë.

“Kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në Qeverinë e Kosovës. Udhëheqësit e të gjitha palëve duhet të ndalojnë mbështetjen e individëve të tillë. Një mbështetje e tillë vë në dyshim angazhimin e Kosovës në sundimin e ligjit. Jam i lumtur që po shoh grupe nga komunitete të ndryshime që njerëzi po reagojnë”, ka deklaruar Kosnett, shkruan Indeksonline.

Duhet përkujtuar që së fundi kryeministri, Ramush Haradinaj ka emëruar këshilltar të tij, ish-komandantin e UÇK-së, Sylejman Selimi i cili ka pak ditë që është liruar me kusht nga Burgu i Dubravës./Indeksonline/