Ambasadori amerikan në Beograd: Duhet bërë ende shumë punë në dialog

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se ende duhet shumë punë për t’u bërë në dialogun Kosovë-Serbi.
Ai për mediat serbe ka deklaruar se i mirëpret dhe janë për t’u përshëndetur zyrtarët evropianë që janë të përfshirë në procesin e dialogut.
Hill ka thënë se Serbia ka bërë progrese në shumë fusha, por sipas tij, Rusia ka një ndikim negativ në situatën energjetike të Serbisë.