14:49 / E Martë, 13 Gusht 2019 / indeksADMonline

Ambasadori amerikan në Beograd: Ka ardhur koha për t’i dhënë fund konfliktit të viteve ’90-të

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka përshëndetur qëndrimin e përbashkët të shteteve të Kuintit, përmes së cilit u kërkua që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë bisedimet.

Në profilin e tij në Twitter, Scott ka bërë thirrje që t’u jepet fund konflikteve të viteve ’90-të.

“Ka ardhur koha për t’u dhënë fund konflikteve të viteve ’90-të. I bëj thirrje Kosovës dhe Serbisë që ta rihapin sa më shpejt dialogun e sponsoruar nga BE-ja dhe të përmbahen nga ndërmarrja e hapave që e bëjnë të pamundur arritjen e një marrëveshjeje” shkruan Scott. /Indeksonline/