15:50 / E Enjte, 08 Dhjetor 2022 / A. M.

Ambasadori amerikan në takim me Abdixhikun e LDK-së

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur  pasditen e sotme në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik”, ka shkruar ai. /Indeksonline/

May be an image of 2 people, people sitting and suit
May be an image of 4 people and people standing