75 Mall Live Search
15:20 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ambasadori amerikan nuk pranon të përgjigjet kur pyetet për numërimin e votave nga Serbia në zgjedhjet në Kosovë

Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey nuk deshi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve sot në lidhje me numërimin e votave nga Serbia qendrore në zgjedhjet e Kosovës.

“Unë nuk jam këtu për t’iu përgjigjur pyetjeve të tilla. Ne jemi këtu për një arsye specifike. Ju mund ta dërgoni atë pyetje në Ambasadë”, tha Godfrey, transmeton Indeksonline.

Ambasadori gjithashtu u pyet në lidhje me sanksionet e ShBA-së për blerjen e armëve ruse, por ai gjithashtu nuk dëshiroi të përgjigjet./Indeksonline/