75 Mall Live Search
17:23 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Ambasadori amerikan për homazhe para Teatrit Kombëtarë në nderim të Adem Mikullovcin

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka bërë homazhe sot me rastin e vdekjes së aktorit si dhe ish-deputetit Adem Mikullovci.

“Ne i bashkohemi të gjithë Kosovës në mbajtjen e zisë për humbjen e jetës së aktorit komik, politikanit Adem Mikullovci. Në kohë të vështira, artisti dhe humori i tij ngritën shpirtin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu u theksua se kontributet e tij në kulturën, pavarësinë dhe karakterin e Kosovës do të lënë një trashëgimi të qëndrueshëm./Indeksonline/