75 Mall Live Search
13:01 / E Premte, 29 Korrik 2022 / A. M.

Ambasadori amerikan shkon te Xhamia e Madhe në Prishtinë, uron për Vitin e Ri Islamik!

Ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier ka vizituar sot Xhaminë e Madhe të Prishtinës.

Ai është shoqëruar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovë (BIK), Naim Tërnava.

May be an image of 9 people, people standing and outdoors

“Respekti për trashëgiminë e larmishme fetare dhe kulturore është një ideal i dashur në çdo demokraci moderne multietnike. Sot, isha i nderuar të shënoja Vitin e Ri Islamik me Myftiun Ternava në Xhaminë e Madhe dhe të diskutoja mënyrat për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë pa diskriminim”, ka shkruar diplomati amerikan në Twitter. /Indeksonline/

May be an image of 5 people and people standing