Ambasadori amerikan: Të drejtat e LGBTI+ janë të drejta të njeriut

Pak para nisjes së “Paradës së Krenarisë”, ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier i është bashkuar marshit ku do të bëhet nisja në Sheshin “Skënderbeu”.
Ai ka thënë se të drejtat e komunitetit janë të drejta të njeriut.
“Unë jam këtu me një grup nga ambasada amerikane në Prishtinë që t’i bashkohem Paradës së Krenarisë. Jemi këtu për të treguar mbështetjen për komunitetin LGBTI+, sepse besojmë fuqimisht që drejtat e komunitetit, janë të drejta të njeriut. Shpresoj që nuk do të bëhem rrëfimi i sotëm, por do të shohim kolegët e mi, pjesëtarë të shoqërisë civile, qytetarët e Kosovës duke marshuar. Do ta them sërish, të drejtat e LGBTI+, janë të drejta të njeriut”, ka thënë ai.
Në këtë tubim po marrin pjesë edhe ish-presidentja, Atifete Jahjaga, ambasadori i BE-së, Gjermanisë, deputetë të PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
