75 Mall Live Search
14:42 / E Hënë, 20 Gusht 2018 / indeksADMonline

Ambasadori austriak: Anëtarësimi i Serbisë në BE, i mundshëm më 2025

Ambasadori austriak në Serbi, Nikolaus Luteroti beson se viti 2025 është viti i mundshëm për pranimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, por që kjo nuk mund të garantohet dhe se përparimi varet në masë të madhe nga reformat në Serbi.

Ambasadori i Austrisë i cili më 1 korrik mori presidencën e BE-së ka thënë se përparimi i Ballkanit Perëndimor varet nga reformat në sundimin e ligjit dhe theksoi se vendi do të vazhdoj të mbështesë perspektivën e anëtarësimit të Serbisë./Indeksonline/