75 Mall Live Search
11:34 / E Premte, 15 Janar 2021 / OSH

Ambasadori britanik: Është e rëndësishme që drejtësia të bëhet për të masakruarit në Reçak

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott, në përvjetorin e 22 të masakrës në Reçak ka përkujtuar viktimat e rëna, shkruan IndeksOnline.

Abboti tha se është e rëndësishme që drejtësia të bëhet për ta, familjet dhe miqtë e tyre.

“Sot kujtojmë viktimat e masakrës në Reçak. Është e rëndësishme që drejtësia të bëhet për ta, familjet dhe miqtë e tyre”, tha ai.

Më 15 janar 1999, në Reçak forcat serbe vranë e masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur./IndeksOnline/