75 Mall Live Search
16:59 / E Premte, 24 Prill 2026 / MSH1

Ambasadori britanik çmon lart kontributin e Rexhep Qosjës

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprës së akademikut Rexhep Qosja.

Pas homazheve, Hargreaves u shpreh se Qosja ishte një figurë e rëndësishme e historisë së Kosovës dhe shkrimtar i madh, transmeton IndeksOnline.

“Rexhep Qosja ka qenë një figurë e rëndësishme e historisë së afërt të Kosovës dhe një shkrimtar i madh. Puna e tij do të ndihmojë në formësimin e mendjeve dhe kontributeve të brezave që do të vijnë. Ngushëllimet e mia të sinqerta familjes, kolegëve dhe lexuesve të tij në të gjithë Kosovën dhe rajonin” shkroi Hargreaves.

Rexhep Qosja vdiq dhe u varros dje, në një ceremoni private ku mori pjesë vetëm familja e ngushtë e tij. Ai u nda nga jeta në moshën 89-vjeçare./IndeksOnline/