75 Mall Live Search
20:41 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / Z S

Ambasadori britanik e ngjet majën e shtatë të Kosovës, ishte me ushtarë të FSK-së

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka bërë të ditur se ka ngjitur sot majën e Bistrës, e cila del të jetë e shtata në radhë për të nga 20 majat që janë për t’u ngjitur në vend.

Në një postim në Facebook, ai ka theksuar se pati kënaqësinë që në rrugëtimin e sotëm të shoqërohej edhe nga ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Këtë herë ishte kënaqësi të bashkohesha me anëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës, të diplomuar nga Akademia Ushtarake 🇬🇧, dhe ekipin e mbrojtjes 🇬🇧 që aktualisht është në Kosovë”.

“Një mënyrë e shkëlqyer për të përfunduar javën pas një kontributi të shkëlqyer akademik në trajnimin e lidershipit të FSK-së nga Dr. Dorian Minors nga Akademia Mbretërore Ushtarake Sandhurst”, ka thënë Hargreaves./Indeksonline/