75 Mall Live Search
14:29 / E Premte, 01 Gusht 2025 / H F

Ambasadori britanik Hargreaves: Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë krenare që ta quajnë Dua Lipën të tyren

Në një ceremoni solemne të mbajtur në Prishtinë, këngëtarja me famë botërore Dua Lipa u nderua me shtetësinë e Republikës së Kosovës, përmes një dekreti të nënshkruar nga Presidentja Vjosa Osmani.

Ndër të pranishmit ishte edhe përfaqësuesi diplomatik britanik, Jonathan Hargreaves, i cili shprehu krenarinë që si Britania ashtu edhe Kosova e konsiderojnë Duan si të tyren.

Me anë të një postimi në Facebook, ambasadori britanik publikoi po ashtu edhe disa fotografi nga ceremonia e veçantë, e po ashtu duke pozuar me artisten me famë botërore.