Ambasadori britanik i bashkohet masës në pastrimin e Kosovës

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, mori pjesë në organizimin e djeshëm, për pastrimin e Kosovës.
Ai tha se dita botërore e pastrimit është mundësi vjetore për të bërë një hap drejt ndikimit tonë në planet.
Kontributit të tij krahas “Let’s Do It Kosova” iu bashkuan edhe disa ushtarë KFOR-it britanik, shkruan Indeksonline.
“Dita Botërore e Pastrimit është një mundësi vjetore për të bërë një hap drejt zbutjes së ndikimit tonë në planet. Isha i lumtur që iu bashkova të rinjve të Prishtinës dje falë “Let’s Do It Kosova” në aksionin e tyre të pastrimit.
Çdo ditë duhet të jetë një ditë pastrimi, për të mbajtur pasurinë e mahnitshme natyrore të Kosovës të vlefshme për këtë brez dhe brezat e ardhshëm” shkroi ambasadori britanik.
🌎 #WorldCleanUpDay is an annual opportunity to make a step towards mitigating our impact on the planet.
— Jonathan Hargreaves (@jonhargreaves67) September 21, 2024
I was happy to join young people of Pristina yesterday thanks to Lets Do It Kosova on their clean up action. pic.twitter.com/gn1BrU7FY0