75 Mall Live Search
15:31 / E Premte, 29 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ambasadori Britanik i përgëzon FSK-në dhe Policinë për heroizmin, në Shqipëri

Ambasadori Britanik në Kosovë, Nicholas Abbott i ka përgëzuar ekipet nga Kosova për heroizmin dhe përkushtimin e tyre për të shpëtuar jetë derisa rrezikonin jetën e tyre në Shqipëri.

Abbott ka thënë se ka pasur një përgjigje të shkëlqyer dhe të shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës ndaj situatës në Shqipëri.

“Këtë javë, ne të gjithë kemi parë skenat tragjike, pas një numri të termeteve shkatërruese që ndodhën në Shqipëri. Bashkëndjejmë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne po ashtu kemi parë një përgjigje të shkëlqyeshme dhe të shpejtë të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës. Unë dua të përgëzoj ekipet nga Kosova për heroizmin dhe përkushtimin e tyre për të shpëtuar jetë dërisa rrezikonin jetën e tyre”, ka shkruar Abbott./Indeksonline/