20:32 / E Shtunë, 28 Mars 2020

Ambasadori britanik me informacione për ata që duan të kthehen në Britani dhe këshillat që duhet ndjekur teksa qëndrojnë këtu

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka përcjellur një mesazh tek të gjithë britanikët në Kosovë.

Ai përcjelli porosinë e udhëheqjes britanike e cila thotë që të gjithë shtetasit e Britanisë së Madhe që janë jashtë vendit të kthehen nëpër shtëpitë e tyre, përmes ndonjërit prej fluturimeve të mundshme.

“Që nga data 14 mars e tani nuk ka asnjë fluturim aktual në dispozicion. Pra ne po kërkojmë nga shtetasit britanik të na dërgojnë detajet e tyre në rast se ndonjë mundësi për të udhëtuar bëhet e disponueshme”, tha ndër të tjerash ambasadori Abbott, transmeton Indeksonline.

Ambasadori poashtu tha që t’i ndjekin faqet udhëzuese dhe të kontaktojnë edhe Ambasadën nëse është e nevojhsme, por edhe ueb-faqet e tyre në mënyrë që të përcjellin informacionet lidhur me mundësinë për udhëtim.

“Përderisa jeni në Kosovë, ju lutem t’i ndiqni instruksionet e autoriteteve kosovare, për të lëvizur, për karantinë dhe për testime. Qëndroni në shtëpi, sa më shumë që të mundeni. Bëni kujdes për veten e juaj dhe familjen dhe suportoni ata që po punojnë të na mbajnë neve të sigurt”, përfundoi ai.

Ndryshe Kosova, Britani e Madhe dhe thuajse gjtihë bota po përballen me situatë pandemike të shkaktuar nga virusi COVID-19./Indeksonline/