75 Mall Live Search
18:43 / E Martë, 14 Tetor 2025 / MSH

Ambasadori britanik ndjek nga afër procesin e numërimit të votave

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka vizituar sot Qendrën e numërimit të votave në Obiliq.

Në këtë vizitë, Hargreaves u shoqërua nga kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, raporton IndeksOnline.

“Pata kënaqësinë të shihja procesin profesional dhe transparent të numërimit.

Përkushtimi i kaq shumë qytetarëve të përfshirë në proces luan një rol jetësor në sigurimin e besimit dhe integritetit në zgjedhje” u shpreh ambasadori Hargreaves.

Kujtojmë se më 12 tetor u mbajtën zgjedhjet lokale në nivel vendi, teksa pas rezultateve preliminare, numërimi i detajuar në Qendra Komunale filloi dje./IndeksOnline/