Ambasadori britanik në Kosovë: Shumë pozita të larta shtetërore janë depolitizuar
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe ambasadori britanik, Ruairi O’Connelli kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi.
Me anë të këtij memorandum jepet përkrahje institucionale për depozitim të të emëruarve dhe të përzgjedhurve në institucione publike.
Ambasadori i Britanisë së Madhe Ruari O’Connell tha se gjatë dy viteve të kaluara që kanë pasur bashkëpunim me Kuvendin dhe Qeverinë, shumë pozita të larta shtetërore janë depolitizuar dhe në krye të institucioneve janë emëruar zyrtarë të mirë kualifikuar.
Nga ana e tij, Veseli, tha se do të vazhdojë bashkëpunimin e nisur dy vite më parë me Ambasadën Britanike në mënyrë që qytetarët e arsimuar mirë dhe të kualifikuar të marrin vendet e merituara të punës.
Në konferencën për gazetarë Veseli ka përsëritur idenë e tij që përveç depolitizimit të vendeve të punës në institucionet e Kosovës, së shpejti duhet të filloj edhe procesi i Vetingut për gjithë sistemin e drejtësisë, policisë dhe duhet të vazhdojë edhe në skenën politike, në mënyrë që personat që punojnë dhe shërbejnë për qytetarët të jenë qytetarë kredibil të arsimuar mirë dhe të dekriminalizuar./Indeksonline/